Turqia kritikon vendimin ushtarak të SHBA-së për Qipron greke - Bota Sot
Turqia kritikon vendimin ushtarak të SHBA-së për Qipron greke

Evropë

Turqia kritikon vendimin ushtarak të SHBA-së për Qipron greke

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 13:01
Foto

Turqia kritikoi SHBA-në të mërkurën për përfshirjen e Qipros greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak, raporton Anadolu Agency.

“Iniciativat që nuk respektojnë ekuilibrin midis palëve nuk do të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi të sigurt në ishull, as nuk do të ndihmojnë në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Mesdheun Lindor”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hami Aksoy në një deklaratë.

Deklarata potencon se SHBA-ja përfshiu Qipron greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak për vitin 2020.

Turqia lidhur me këtë çështje mbështet qasjen e Republikës Turke të Qipros Veriore, thuhet në deklaratë.

“Siç kemi theksuar shumë herë më parë, këto hapa nuk do të kontribuojnë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Qipros, por përkundrazi forcojnë qasjen e pakompromis të palës greke”.

Më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi se SHBA-ja ka përfshirë Qipron greke në Programin e saj Ndërkombëtar të Edukimit dhe Trajnimit Ushtarak për vitin 2020.

“Departamenti i Shtetit synon të sigurojë fonde për Edukimin Ushtarak Ndërkombëtar dhe Trajnim për atë vend”, theksoi Pompeo në një konferencë për media në Washington.

“Kjo është pjesë e përpjekjeve tona për të forcuar marrëdhëniet me partnerët kryesorë rajonalë për të promovuar stabilitetin në Mesdheun Lindor”, shtoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat