SHBA reagon pas ngjarjeve në Serbi: Jemi të shqetësuar për dhunën në protesta - Bota Sot
SHBA reagon pas ngjarjeve në Serbi: Jemi të shqetësuar për dhunën në protesta

Evropë

SHBA reagon pas ngjarjeve në Serbi: Jemi të shqetësuar për dhunën në protesta

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:07
Protesta në Beograd

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pas protestave të shumta në Serbi kundër masave anti-Covid-19 të propozuara nga Aleksandar Vuçiç.

SHBA ka thënë se i dënon të gjitha format e dhunës, përfshirë ato “që duket se janë sulme të koordinuara ndaj policisë”, si dhe përdorimin e tepruar të forcës nga ana e organeve të sigurisë.

Ambasadori Anthony F. Godfrey njoftoi në Twitter se SHBA po ndjek me vëmendje ngjarjet e dy ditëve të fundit në Beograd dhe qytetet tjera në Serbi dhe është thellësisht e shqetësuar me shfaqjen e dhunës

“Shqetësimet dhe debatet për atë se si një vend mund t’i shpëtojë njerëzit e tij nga pandemia më vdekjeprurëse e kohës sonë – janë çështje serioze dhe duhet të jenë pjesë e një debati të qetë dhe të arsyeshëm në nivelin kombëtar”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat