​KE: Përparim i paktë në negociatat post Brexit - Bota Sot
​KE: Përparim i paktë në negociatat post Brexit

Evropë

​KE: Përparim i paktë në negociatat post Brexit

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 18:59
​KE

Bisedimet post Brexit kanë bërë përparim të paktë dhe mbeten ende shumë mosmarrëveshje mes Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe, deklaroi sot Komisioni Europian.

“Bisedimet deri më tani kanë treguar pak përparim”, sqaroi KE.

Të dy palët po negociojnë një marrëveshje pas Brexit për të lehtësuar tregtinë midis dy subjekteve, por me mosmarrëveshje të ashpra në disa zona, skenari “no deal” po bëhet gjithnjë e më shumë i mundshëm.

Pavarësisht nga rezultati i bisedimeve në vazhdim, do të ketë ndryshime të pashmangshme më 1 janar për një sërë çështjesh, për të cilat KE i paralajmëroi bizneset, vendet dhe individët që të përgatiten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat