​Danimarka lëshon “pasaportë” koronavirusi që mund të shkarkohet - Bota Sot
​Danimarka lëshon “pasaportë” koronavirusi që mund të shkarkohet

Evropë

​Danimarka lëshon “pasaportë” koronavirusi që mund të shkarkohet

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 20:55
“Pasaportë” koronavirusi që mund të shkarkohet

Qeveria e Danimarkës ka nisur procesin për pajisje me “pasaportë koronavirusi”, qytetarët e saj.

Kjo “pasaportë” mund ta shkarkohet lirisht nga faqja e internetit e shëndetit kombëtar dhe mund të përdoret gjatë udhëtimeve jashtë vendit.

Qytetarët danezë së pari duhet të aplikojnë për t’u testuar përmes faqes së internetit të koronaprover.dk.

Nëse ata testohen negativë, mund të shkarkojnë një certifikatë zyrtare të koronavirusit, duke hyrë në faqen e internetit të shëndetit kombëtar të vendit sundhed.dk duke përdorur ID-në e tyre.

“Në shumë vende mund t’ju kërkohet të dokumentoni një provë negative Covid-19 dhe me pasaportën e re Covid-19, ne tani kemi një ofertë dixhitale për danezët që duhet të jenë në gjendje të sjellin një dokumentacion zyrtar të një testi në udhëtimin e tyre “, tha ministri i shëndetësisë, Magnus Heunicke në një deklaratë për shtyp.

Do të jetë e mundur që kjo “pasaportë” të shkarkohet nëse testi është negativ jo më larg se 7 ditët e fundit nga testi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat