Frika nga Covid, Italia mbyll kufijtë për 13 shtete

Evropë

Frika nga Covid, Italia mbyll kufijtë për 13 shtete

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 09:15
Foto Ilustrim

Italia ka mbyllur dje kufijtë për 13 shtete, duke i konsideruar si vende me rrezik të lartë për përhapjen e COVID-19.

“Ndalimi i udhëtimit vlen për Armeninë, Bahrejnin, Bangladeshin, Brazilin, Bosnjë-Hercegovinën, Kilin, Kuvajtin, Maqedoninë e Veriut, Moldavinë, Omanin, Panamanë, Perunë dhe Republikën Dominikane”, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

“Globalisht, pandemia është në fazën e saj më të mprehtë. Ne nuk mund të rrezikojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur rrugën e kujdesit maksimal”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza.

Sipas ministrisë, personat që kanë qëndruar në këto vende ose kanë kaluar transit nëpër to dy javë përpara hyrjes në Itali, do të bllokohen në kufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat