Strategjia ndaj coronavirusit e Suedisë rezultoi me një numër të lartë vdekjesh dhe pa përfitime të vërteta ekonomike - Bota Sot
Strategjia ndaj coronavirusit e Suedisë rezultoi me një numër të lartë vdekjesh dhe pa përfitime të vërteta ekonomike

Evropë

Strategjia ndaj coronavirusit e Suedisë rezultoi me një numër të lartë vdekjesh dhe pa përfitime të vërteta ekonomike

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 13:11
Suedia

Strategjia e pazakontë për parandalimin e coronavirusit e Suedisë nuk ka rezultuar në përfitime të konsiderueshme ekonomike, tregojnë të dhënat, dhe përkundrazi e ka lënë vendin me një shpërthim shumë më vdekjeprurës sesa fqinjët e saj Nordikë.

Sipas Business Insider,Suedia asnjëherë nuk bëri një bllokim zyrtar në përgjigje të pandemisë. Në vend të kësaj, modeli ndaj coronavirusit i vendit është mbështetur në përgjegjësinë personale dhe inkurajon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë dhe të ruajnë distancën sociale kur janë në publik.

Shumica e bizneseve, restorantet, baret dhe shkollat kanë mbetur të hapura, megjithëse tubimet e më shumë se 50 njerëzve u ndaluan në fund të marsit.

Dhe kryeministri suedez Stefan Lofven mbrojti politikën si “sens të përbashkët” që i dha mundësinë vendit të ruajë status quo-në.

Por strategjia jokonvencionale është përballur me disa reagime nga ekspertët, të cilët kanë thënë që politika “ndoshta nuk ka qenë më e zgjuar në çdo aspekt”.

Jacob Kirkegaard, një bashkëpunëtor i lartë në “Peterson Institute for International Economics” në Uashington, i tha New York Times në një artikull këtë javë se edhe pse industritë mbetën kryesisht të hapura dhe të pandryshuara, Suedia nuk panë përfitime të konsiderueshme ekonomike.

“Ata fjalë për fjalë nuk fituan asgjë”, tha Kirkegaard. “Është një plagë e vetë-shkaktuar dhe ata nuk kanë përfitime ekonomike”.

Ndërkaq sipas Reuters, banka qendrore e Suedisë këtë muaj parashikon që Bruto Prodhimi Vendor – do të tkurret me 4.5% këtë vit, në kundërshtim me një parashikim të mëparshëm se do të rritet me 1.3%.

Times shtoi se shkalla e papunësisë në Suedi u rrit nga 7.1% në mars, në 9% në maj.

Që nga 8 qershori, Suedia kishte raportuar më shumë se 73,000 infeksione me coronavirus dhe më shumë se 5.400 vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins – më i lartë se të gjitha vendet e tjera Nordike, të kombinuara.

Shkalla e vdekshmërisë nga coronavirusi në Suedi, gjithashtu ka qenë ndër më të lartat në botë.

Madje, sipas shifrave nga Our World In Data, një publikim hulumtues në internet, i bazuar në Universitetin e Oksfordit, Suedia ka konfirmuar më shumë vdekje për milion njerëz sesa SHBA, Brazili, India dhe Rusia.

Në këtë drejtim, siç shkruan më tej Business Insider, disa zyrtarë suedezë i kanë kërkuar vendit të rishqyrtojë strategjinë e saj në raport me coronavirusin.

Vetëm në prill, më shumë se 2,000 shkencëtarë suedezë nënshkruan një letra të hapura duke i kërkuar vendit të rishikojë një bllokim.

Ndërsa ish-epidemiologia shtetërore e Suedisë, Annika Linde, i tha gazetës lokale Dagens Nyheter në maj se ajo besonte se vendi “duhet të kishte vendosur kufizime dukshëm më të ashpra që nga fillimi”.

“Ne duhet ta dinim se sa të përgatitur ishim në kujdesin shëndetësor, dhe kujdesin për të moshuarit”, i tha Linde gazetës. “Një mbyllje mund të na kishte dhënë një shans për t’u përgatitur, t’i mendojmë gjërat dhe të ngadalësojë rrënjësisht përhapjen e infeksionit”.

Fjalë kyçe përcjell Telegrafi restorantet Strategjia e pazakontë për parandalimin e coronavirusit e Suedisë nuk ka rezultuar në përfitime të konsiderueshme ekonomike tregojnë të dhënat dhe përkundrazi e ka lënë vendin me një shpërthim shumë më vdekjeprurës sesa fqinjët e saj Nordikë. Sipas Business Insider Suedia asnjëherë nuk bëri një bllokim zyrtar në përgjigje të pandemisë. Në vend të kësaj modeli ndaj coronavirusit i vendit është mbështetur në përgjegjësinë personale dhe inkurajon qytetarët të qëndrojnë në shtëpi kur janë të sëmurë dhe të ruajnë distancën sociale kur janë në publik. Shumica e bizneseve baret dhe shkollat kanë mbetur të hapura të cilët kanë thënë që politika “ndoshta nuk ka qenë më e zgjuar në çdo aspekt”. Jacob Kirkegaard një bashkëpunëtor i lartë në “Peterson Institute for International Economics” në Uashington i tha New York Times në një artikull këtë javë se edhe pse industritë mbetën kryesisht të hapura dhe të pandryshuara Suedia nuk panë përfitime të konsiderueshme ekonomike. “Ata fjalë për fjalë nuk fituan asgjë” tha Kirkegaard. “Është një plagë e vetë-shkaktuar dhe ata nuk kanë përfitime ekonomike”. Ndërkaq sipas Reuters banka qendrore e Suedisë këtë muaj parashikon që Bruto Prodhimi Vendor – do të tkurret me 4.5% këtë vit në kundërshtim me një parashikim të mëparshëm se do të rritet me 1.3%. Times shtoi se shkalla e papunësisë në Suedi u rrit nga 7.1% në mars në 9% në maj. Që nga 8 qershori Suedia kishte raportuar më shumë se 73 000 infeksione me coronavirus dhe më shumë se 5.400 vdekje sipas Universitetit Johns Hopkins – më i lartë se të gjitha vendet e tjera Nordike të kombinuara. Shkalla e vdekshmërisë nga coronavirusi në Suedi gjithashtu ka qenë ndër më të lartat në botë. Madje sipas shifrave nga Our World In Data një publikim hulumtues në internet i bazuar në Universitetin e Oksfordit Suedia ka konfirmuar më shumë vdekje për milion njerëz sesa SHBA India dhe Rusia. Në këtë drejtim siç shkruan më tej Business Insider disa zyrtarë suedezë i kanë kërkuar vendit të rishqyrtojë strategjinë e saj në raport me coronavirusin. Vetëm në prill më shumë se 2 000 shkencëtarë suedezë nënshkruan një letra të hapura duke i kërkuar vendit të rishikojë një bllokim. Ndërsa ish-epidemiologia shtetërore e Suedisë Annika Linde i tha gazetës lokale Dagens Nyheter në maj se ajo besonte se vendi “duhet të kishte vendosur kufizime dukshëm më të ashpra që nga fillimi”. “Ne duhet ta dinim se sa të përgatitur ishim në kujdesin shëndetësor dhe kujdesin për të moshuarit” i tha Linde gazetës. “Një mbyllje mund të na kishte dhënë një shans për t’u përgatitur t’i mendojmë gjërat dhe të ngadalësojë rrënjësisht përhapjen e infeksionit”. Strategjia ndaj coronavirusit e Suedisë rezultoi me një numër të lartë vdekjesh dhe pa përfitime të vërteta ekonomike
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat