Barrow: Londra nuk do të marrë pjesë në programin europian të vaksinave

Evropë

Barrow: Londra nuk do të marrë pjesë në programin europian të vaksinave

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 22:01
Tim Barrow

Britania e Madhe njoftoi sot se nuk do të marrë pjesë në programin e Bashkimit Europian, nga ku u largua në fund të janarit, për gjetjen e vaksinave potencialisht efikase kundër COVID-19.

“Komisioni Europian konfirmoi se nuk është e mundur që Britania e Madhe të vazhdojë njëkohësisht edhe negociatat me furnizuesit e mundshëm të vaksinave”, tha ambasadori britanik në BE, Tim Barrow.

“Përveçse do t’i duhet të heqë dorë nga përpjekjet për t’u furnizuar me vaksina, Londra, gjithashtu, nuk do të mundet të ketë zë në kushtet e blerjes së vaksinave, në veçanti në çmimin, sasinë dhe kohën e dorëzimit të tyre”, shtoi ai.

Në qershor, BE nisi Strategjinë e saj të Vaksinave, për të ndihmuar në zhvillimin e vaksinave të ardhshme kundër sëmundjes së COVID-19 dhe për t’i rezervuar ato paraprakisht te prodhuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat