E trishtë! I përplas makina, studentja vdes, motra e saj në gjendje të rëndë (shtatzënë në muajin e shtatë)

Evropë

E trishtë! I përplas makina, studentja vdes, motra e saj në gjendje të rëndë (shtatzënë në muajin e shtatë)

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 06:08
Studentja

Një adoleshent humbi kontrollin e makinës, duke vrarë një vajzë 27- vjeçare, si dhe plagosi rëndë një grua shtatzënë 34-vjeçare si dhe burrin e saj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë në San Gennaro Vesuviano (Napoli), ku një i ri 18 vjeçar, i arrestuar nga karabinierët me akuzën e vrasjes në rrugë, tani në arrest shtëpiak, i mori jetën studentes Natalia Boccia , si dhe plagosi rëndë motrën e saj Pasqualina, 34 vjeçe, në muajin e shtatë të  shtatëzanisë.

E plagosura lindi me metodën cezariane në spitalin e Salernos, përpara se t’i nënshtrohej një operacioni tjetër delikat.

Pasqualina lindi një vajzë, rreth 2 kilogramë dhe 200 gram, e më pas u transferua në spitalin Moscati në Avellino, ku aktualisht është intubuar dhe po i nënshtrohet trajtimit hipotermik".

Dhe në rrezik për jetën është edhe babai i ri, Giovanni Muoio , 32 vjeç, burri i Pasqualina.

Ende mbetet që të sqarohet dinamika e aksidentit. Përveç faktit që 18-vjeçari humbi kontrollin e makinës, me të cilën udhëtonte bashkë me një mik, duke goditur gjashtë personat që qëndronin në trotuaret para një dyqani: i riu testoi negativ si për alkoolin, ashtu edhe për testet toksikologjike. Fati ishte tragjik për Natalia , ndërsa edhe të lënduarit e tjerë ndodhen në spital.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat