Paguan për dhoma në hotelet e mbyllura nga Coronavirus, turistët britanikë flenë rrugëve

Evropë

Paguan për dhoma në hotelet e mbyllura nga Coronavirus, turistët britanikë flenë rrugëve

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 16:24
Turistët britanikë flenë rrugëve

Turistëve britanikë i është dashur të flenë rrugëve dhe nëpër plazhet e Europës pasi kanë paguar për dhoma në hotelet që akoma vijojnë të jenë mbyllur për shkak të Coronavirus.

Shumë turistë anglezë janë ankuar për këtë pas mashtrimit nga një agjenci turistike. Një prej turistëve që udhëtoi drejt Spanjës, bashkë me partneren dhe djalin e tyre 10-vjeçar, u shokua kur gjeti hotelin të mbyllur.

Familjes iu desh të kërkonin dhe paguanin në një tjetër hotel. Mediat angleze bëjnë me dije se disa britanikë kanë fjetur natën rrugëve dhe në plazhe, ndërsa disa të tjerë nuk kanë ngurruar të kthehen mbrapsht.

“Kur taksia na zbriti në hotelin që kishim prenotuar, mendova se ishte hoteli i gabuar pari pamë që askush nuk lëvizste dhe gjithçka ishte mbyllur. Por kishim fat mjaftueshëm sepse kishim disa para shtesë me vete dhe mundëm të prenotonim në një vend tjetër,” tha njëri prej turistëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat