Orhan Pamuk kundërshton Erdoganin - nuk jemi laikë

Evropë

Orhan Pamuk kundërshton Erdoganin - nuk jemi laikë

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 20:08
Orhan Pamuk

Nobelisti i famshëm turk, Orhan Pamuk ka kritikuar vendimin e qeverisë, për ta kthyer kishën Hagia Sophia, në xhami.

Sipas shkrimtarit të njohur nobelist, ky veprim i Erdonganit është kthim mbrapa duke e shkelur mbi laicizmin që e ndërtoi Mustafa Kemal Ataturku.

“Janë miliona turq laikë, si unë, që qajnë kundër këtij vendimi, por zërat e tyre nuk dëgjohen. Shndërrimi i saj në një xhami, po i tregon pjesës tjetër të botës, se për fat të keq ne nuk jemi më laikë.”, u shpreh nobelisti për BBC, duke shtuar se vendimi i Ankarasë hoqi krenarinë që kishin disa qytetarë turq, se po jetonin në një komb laik mysliman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat