Britania e Franca shtrëngojnë kufijtë - Bota Sot
Britania e Franca shtrëngojnë kufijtë

Evropë

Britania e Franca shtrëngojnë kufijtë

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm i Francës dhe homologu i tij britanik janë takuar me forcat policore franceze në Calais pas nënshkrimit të një marrëveshjeje ndërmjet dy vendeve.

Takimi ka ndodhur në ditën kur Britania e Madhe ka bërë të ditura planet për investimin e më shumë se shtatëqind milionë sterlinave në sistemin e inxhinierisë teknologjike dhe për ngritjen e numrit të punëtorëve doganorë pas daljes nga Bashkimi Evropian në fund të vitit.

Marrëveshja e së dielës ndërmjet dy shteteve ka për qëllim që të fuqizojë rolin e dy shteteve në përpjekjen e vazhdueshme për ndaljen e emigrantëve, të cilët nëpërmjet kanalit nëntokësor kalojnë nga Franca në Britani të Madhe. Forca shtesë të policisë së dy vendeve do të patrullojnë përgjatë kanalit që po përdoret për trafikimin e emigrantëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat