Vizita e parë brenda Disneyland Paris përpara hapjes, më 15 korrik - Bota Sot
Vizita e parë brenda Disneyland Paris përpara hapjes, më 15 korrik

Evropë

Vizita e parë brenda Disneyland Paris përpara hapjes, më 15 korrik

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:28
Disneyland Paris

Pas 122 ditësh në mbyllje, Disneyland Paris po vijë përsëri në jetë, ai do të hapet sërish më 15 korrik.

Është e çuditshme ecja nëpër një park të tillë, pa asnjë vizitor.

Por, ndërsa sheshi i lojërave duket më i zbrazët sesa çdo herë tjetër, ekzistonte akoma ndjenja e magjisë për të cilin njihet Disneyland Paris.

Përreth parkut, anëtarët e stafit të Disneyland po vendosnin masat e  sigurisë përfundimtare dhe masa për distancimin shoqëror.

Personat e veshur në fustanet mahnitëse ose veshjet tjera të karaktereve, duhet të mbajnë distancën, njësoj si të tjerët.

Por, për personat që kthehen pas bllokimit, ndryshimi më i madh do të jetë vendosja e maskës gjatë gjithë kohës.

Të gjithë mysafirët dhe anëtarët e personelit të moshës 11 vjeç e lart, do të duhet të vendosin maska ​​në çdo kohë.

Po ashtu, të gjitha biletat gjithashtu duhet të rezervohen paraprakisht në sistemin e ri të rezervimit në internet të Disney ose në aplikacionin e tyre të azhurnuar të Disneyland.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat