Gjermani, anulohen mbi 50 mijë operacione dhe terapi onkologjike - Bota Sot
Gjermani, anulohen mbi 50 mijë operacione dhe terapi onkologjike

Evropë

Gjermani, anulohen mbi 50 mijë operacione dhe terapi onkologjike

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 16:49
Foto Ilustrim

Për shkak të pandemisë së koronavirusit në Gjermani janë anuluar dhjetëra mijëra operacione onkologjike, terapi dhe masa për zbulim të hershëm të kancerit, theksoi organizata “Krebshilfe”.

Kryetari i “Krebshilfe”, Gerd Netekoven, në një deklaratë për gazetën “Augsburger Algemajne” paralajmëroi për pasoja fatale potenciale për pacientët.

“Krebshilfe” është e shqetësuar se në shumë raste anulimi nuk është arsyetim mjekësor.

Sipas organizatës, deri në mes të qershorit janë anuluar rreth 50.000 operacione onkologjike.

Në organizatë janë paraqitur edhe pacientë të cilëve u janë anuluar kontrollet pas operacionit, që mund të ketë pasoja fatale, kumtuan nga “Krebshilfe”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat