Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj - Bota Sot
Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj

Evropë

Imuniteti nga koronavirusi mund të zgjasë vetëm disa muaj

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 17:51
Foto Ilustrim

Sipas një studimi të ri me njerëzit e shëruar nga COVID-19, imuniteti ndaj koronavirusit mund të jetë jetëshkurtër.

Shkencëtarët në “King’s College” të Londrës kanë studiuar se si trupi e lufton natyrshëm virusin përmes anti-trupave dhe sa janë të pranishëm këta anti-trupa në javët dhe muajt pas shërimit.

Pothuajse të 96 personat që kanë marrë pjesë në këtë studim, kishin anti-trupa të detektueshëm, që mund ta neutralizonin dhe ndalnin koronavirusit. Por, nivelet e anti-trupave pësuan rënie, gjatë tre muajve të studimit.

Ajo çfarë nuk është e qartë është nëse kjo rënie e anti-trupave na lë të cenueshëm përballë të njëjtit virus. Një gjendje e ngjashme shihet me viruse tjerë, si ai që e shkakton grupin. Pra, ka mundësi të ri-infektimit.

Por, edhe nëse në trup nuk ka anti-trupa të detektueshëm, kjo nuk do të thotë medoemos se s’kemi imunitet, shkruan BBC.

Trupat tanë po ashtu mund të prodhojnë qeliza T, që ndihmojnë në luftë me viruset.

Shkencëtarët thonë se duhet më shumë kohë për të studiuar se çfarë ndodhë nëse njerëzit vijnë në kontakt me virusin për të dytën apo tretën herë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat