Lajm i mirë nga Italia: Në rajonin e Ligurias për herë të parë nga fillimi i pandemisë, nuk ka raste të reja me COVID-19

Evropë

Lajm i mirë nga Italia: Në rajonin e Ligurias për herë të parë nga fillimi i pandemisë, nuk ka raste të reja me COVID-19

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 18:37
Foto Ilustrim

Rajoni i Ligurias në veri të Italisë, afër Lombardisë, që është rajoni më i goditur nga COVID-19, për herë të parë që nga fillimi i  krizës së coronavirusit, nuk ka raportuar as edhe një rast në 24 orët e fundit.

Sipas të dhënave më të reja, nuk ka pasur asnjë rast me vdekjes, kurse 18 persona janë shëruar nga virusi COVID-19.

Zyrtarët rajonalë kanë bërë të ditur se këto të dhëna konfirmojnë trendin e Ligurias, pas daljes nga bllokada për shkak të pandemisë dhe rifillimit të aktiviteteve.

Për shkak të frikës nën mbikëqyrje janë 389 persona, kurse 25 tjerë po shërohen në spitale nga COVID-19. Në total 1.174 raste aktive me COVID-19 janë në këtë rajon, në mesin e tyre 826 në provincën e Genoas. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat