Për herë të parë nga 10 marsi, Belgjika shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë - Bota Sot
Për herë të parë nga 10 marsi, Belgjika shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë

Evropë

Për herë të parë nga 10 marsi, Belgjika shënon zero viktima të koronavirusit për 24 orë

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 11:15
Foto ilustrim

Belgjika, një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropën Perëndimore, nuk e raportoi asnjë viktimë gjatë 24 orëve të kaluara, për herë të parë që nga 10 marsi.

Njësoj si në shumë shtete evropiane që u goditën rëndë nga pandemia në mars dhe prill, Belgjika arriti ta kufizonte përhapjen e virusit përmes masave të izolimit, të cilat tash janë duke u larguar, shkruan “Reuters”.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Sicensano, njoftoi se numri i përgjithshëm i viktimave mbetet 9,787. Si shtet me 11.5 milion banorë, Belgjika i ka shënuar 850 viktima për një milion njerëz, që është niveli më i lartë në botë, me përjashtim të San Marinos, që ka shumë pak banorë. Më së shumti viktima për 24 orë janë regjistruar më 12 prill – 343.

Lakorja e infeksioneve të konfirmuara ka rënë në masë të ndjeshme, ndonëse numri mesatar i rasteve ditore gjatë shtatë ditëve të kaluara është rritur për 11 për qind në krahasim me një javë më parë.

Qeveria belge do të mbajë një mbledhje të mërkurën, ku do të diskutohet për lehtësimin e mëtejmë të masave të izolimit pas vendimit për ta bërë të detyrueshëm përdorimin e maskave në dyqane, kinema dhe muze, që u mor më 10 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat