Spanjollët kanë frikë se sakrifica e bëra gjatë bllokimit të coronavirusit “do të shkojë në ujë” – shkaku i turistëve të huaj - Bota Sot
Spanjollët kanë frikë se sakrifica e bëra gjatë bllokimit të coronavirusit “do të shkojë në ujë” – shkaku i turistëve të huaj

Evropë

Spanjollët kanë frikë se sakrifica e bëra gjatë bllokimit të coronavirusit “do të shkojë në ujë” – shkaku i turistëve të huaj

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:30
Foto Ilustrim

Spanjollët kanë frikë se sakrificat e bëra gjatë mbylljes së coronavirusit do të jenë të kota pasi turistët nga jashtë shtetit po injorojnë rregullat për veshjen e maskave dhe distancimin shoqëror.

Një reagim i tillë është rritur edhe pas publikimit të disa pamjeve të turistëve të dehur britanikë që vallëzonin jashtë në vendpushimin në një pjesë turistike në Mallorca, shkruajnë mediat e huaja.

Dhe lidhur me këtë, një përdorues i Twitter komentoi: “Pjesë të Spanjës në mbyllje, të moshuarit mbyllen në shtëpitë e përkujdesjes, ne të gjithë veshim maska në rrugë, por në Magaluf, britanikët antisocialë dhe të papërgjegjshëm bëjnë gjithçka që dëshirojnë. Është e turpshme”.

Gjithsesi, ka pasur grindje midis vendasve dhe turistëve për këtë çështje në Magaluf dhe vendpushimet e tjera të Mallorca, dhe të paktën 60 festa të paligjshme janë raportuar tek autoritetet e ishullit.

E organizatorët e këtyre festave të tilla përballen me gjobë deri në 600,000 euro.

Së bashku me Kataloninë dhe Andalucía, edhe Ishujt Balearik kanë bërë maskat të detyrueshme jashtë, madje edhe në situata kur distancimi shoqëror nuk është problem. Përjashtimet e vetme janë në plazh dhe gjatë sportit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat