Patrulla e përbashkët Ruso -Turke në Idlib, shpërthen bomba, plagosen shumë... - Bota Sot
Patrulla e përbashkët Ruso -Turke në Idlib, shpërthen bomba, plagosen shumë...

Evropë

Patrulla e përbashkët Ruso -Turke në Idlib, shpërthen bomba, plagosen shumë...

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:48
Foto Ilustrim

Turqia dhe Rusia po kryenin një patrullim të përbashkët në rajonin e Idlib ku kanë hasur me një bombë e cila ishte e ngulitur në tokë si pasojë shumë ushtarë u plagosen rëndë njoftojnë mediat botërore por edhe Ministra e Mbrojtjes në Rusi.

Bomba ishte e vendosur nga militantët Sirian në zonën e Ariha provincë e rajonit të Idlibit, autoblindat Ruso-Turke shkelën mbi të dhe si pasojë 3 ushtarë Rus dhe disa Turq mbetën të plagosur rëndë.

Rusia po evakuonte pajisjet e saj nga zona dhe po lëvizte trupat në bazën ajrore të Hmeimim ku disa prej tyre do të merrnin trajtim, thuhet në deklaratën ruse.

Turqia dhe Rusia, të cilat mbështesin palët kundërshtare në luftën e Sirisë, u pajtuan në mars për një armëpushim dhe patrulla të përbashkëta pas javëve të përplasjeve që i çuan ata në prag të konfrontimit të drejtpërdrejtë.

Ankaraja mbështet rebelët që luftojnë kundër Presidentit Bashar al-Asad, dhe Moska mbështet Damaskun. Patrullat zhvillohen në një "zonë de-përshkallëzimi" që synon të shërbejë si një ndërmjetës midis forcave qeveritare dhe luftëtarëve të opozitës në zonën e fundit të madhe ende të mbajtur nga rebelët pas nëntë viteve të luftës civile.

Një video e pakonfirmuar në mediat sociale për sulmin e qarkulluar nga agjensia e lajmeve RIA e Rusisë tregoi një shpërthim të fuqishëm të drejtë nga një kolonë e automjeteve të blinduara që kalonin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat