Lufthansa nuk do të ketë fluturime drejt vendeve të Ballkanit deri në sezonin e dimrit

Evropë

Lufthansa nuk do të ketë fluturime drejt vendeve të Ballkanit deri në sezonin e dimrit

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 14:00
Kompania ajrore Lufthansa

Kompania ajrore Lufthansa ka njoftuar se nuk do të ketë fluturime për në vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fillim të sezonit dimëror 2020/2021.

Transportuesi gjerman tha se deri kur të fillon kjo sezonë, planifikon të ofrojë 2,100 fluturime me itinerar të shkurtët dhe të mesëm.

Sidoqoftë, asnjë fluturim nga Mynihu për në Sarajevë, Lubjanë dhe Rjekë dhe nga Frankfurti për në Zagreb nuk është planifikuar.

Përkundër kësaj, Lufthansa tha se do të ofrojë shërbime alternative për këto vende përmes partnerëve të saj.

Lufthansa kishte njoftuar se ka reduktuar 1,000 vende të punës dhe “pensionimin” e 22 aeroplanëve, duke përfshirë njëmbëdhjetë Airbus A320, gjashtë A380 dhe pesë Boeing 747-800. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat