Brenda 24 orëve të fundit në Serbi humbin jetën 13 persona, konfirmohen 344 raste të reja

Evropë

Brenda 24 orëve të fundit në Serbi humbin jetën 13 persona, konfirmohen 344 raste të reja

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 17:35
Serbi

Në 24 orët e fundit në Serbi janë konfirmuar 344 raste të reja me COVID-19, kurse 13 tjerë kanë humbur jetën nga coronavirusi, ku numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 418, thuhet në raportin ditor të publikuar në ueb-faqen COVID-19.rs.

Gjithashtu është rritur numri i personave që janë në respirator për 16 brenda 24 orëve, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të shkojë në 170, që është numri më i madh i tyre që nga fillimi i epidemisë në Serbi.

Sipas zyrtarëve shëndetësorë në Serbi, gjatë 24 orëve janë testuar 8.659 persona, kurse numri i përgjithshëm i testuarve ka shkuar në 507.002, e të hospitalizuarve në 203.

Kujtojmë që ditë më parë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, propozoi rikthimin e orës policore që nxiti reagime të ashpra të qytetarëve që më pas eskaluan në protesta të dhunshme në Beograd. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat