Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Evropë

Itali, regjistrohen 114 raste të reja me koronavirus

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 20:41
Ilustrim

Në Itali janë shënuar 114 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, një rënie krahasuar me dje, kur ishin regjistruar 169 raste të reja. Në total, 243 344 persona janë prekur nga Covid-19 në Itali.

Në 24 orët e fundit ka pasur edhe 17 viktima, shifër më e lartë sesa dje (13).

Gjithsej, Italia regjistron 34 984 viktima nga koronavirusi. Ndërkohë, 335 persona brenda 24 orëve kanë fituar betejën me koronavirusin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat