Deri në 60 të lënduar pasi dy trena janë përplasur afër kryeqytetit të Çekisë

Evropë

Deri në 60 të lënduar pasi dy trena janë përplasur afër kryeqytetit të Çekisë

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:12
Foto

Një tren pasagjerësh dhe një tren mallrash u përplasën pranë kryeqytetit çek të martën natën, duke lënduar dhjetëra pasagjerë, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja,  Inspektorati i Sigurisë Hekurudhore Çeke tha se aksidenti ndodhi afër stacionit të Cesky Brod që ndodhet vetëm në lindje të Pragës menjëherë pas orës 21.30, sipas kohës lokale.

Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se deri në 60 pasagjerë mund të jenë lënduar të cilët janë transportuar në spitalet e afërta për trajtim.

Ky është incidenti i dytë i madh brenda një jave në rrjetin hekurudhor çek, pasi një tren pasagjerësh u përplas me një tren mallrash në kufirin çeko-gjerman në 8 korrik, duke vrarë dy persona.

Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat