YouTube bllokon Lëvizjen Identitare Austriake

Evropë

YouTube bllokon Lëvizjen Identitare Austriake

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:46
Ilustrim

Lëvizjes Identitare Austriake dalëngadalë po i mbarojnë kanalet e komunikimit. Tani edhe YouTube bllokoi kanalin e kësaj lëvizjeje ekstreme të djathtë.

Pas Facebook-ut, Instagram-it dhe Twitter-it edhe YouTube bllokoi llogaritë e bashkëthemeluesit të organizatës ekstreme të djathtë Lëvizjes Identitare Austriake, Martin Sellner.

Një deklaratë të Google, kompania mëmë e platformës për shpërndarjen e videove YouTube, thuhet se "Google / YouTube konfirmojnë që llogaritë e Martin Sellner janë bllokuar për shkak të shkeljeve të politikës sonë për gjuhën e urrejtjes." Për arsye ligjore kompania nuk dha asnjë detaj të mëtejshëm.

Nëse hap kanalin e Martin Sellner, shfaqet një mesazh që thotë, "Kjo llogari është mbyllur, sepse shkel kushtet e shërbimit YouTube". Sellner njoftoi në faqen e tij të internetit se "do të ndjekë rrugë ligjore kundër kësaj mbylljeje pa bazë".

Image
Martin Sellner

Llogaritë Marin Sellner në Facebook dhe Instagram janë bllokuar që në vitin 2018. Javën e kaluar këtë gjë e bëri edhe Twitter duke bllokuar llogarinë përkatëse për shkelje të rregullave të Twitter-it.

"Zëvendësimi i Madh"

Sellner dhe përkrahësit e Lëvizjes Identitare mbrojnë teorinë konspirative dhe komplotiste të "Zëvendësimit të Madh". Sipas kësaj teorie ka një plan për zëvendësimin e qëllimishëm të evropianëve të bardhë nga emigrantë me ngjyrë. mbi të cilën shkruhej: "Erdogan, merri turqit e tu në shtëpi".

Bashkëthemeluesi i Lëvizjes Identitare austriake, Martin Sellner, tërhoqi vëmendjen mediatike në vitin 2019 kur u bë e ditur se kishte kontakte me atenatorin e  Christchurch-it, Brenton Tarrant.

Image
Brenton Tarrant

Në mars 2019 ekstremisti i djathtë australian vrau 51 muslimanë në një xhami në Christchurch, në Zelandën e Re. Pas kësaj ngjarjeje në kuadrin e hetimeve u mor vesh se Brenton Tarranti i kishte dhuruar në janar 2018 Sellnerit 1.500 euro. Brenton Tuarant është autori i manifestit me titull "The Great Replacement" (Zëvendësimi i Madh).

Në raportin e fundit për Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, pjesëtarët e Lëvizjes Identitare në Austri klasifikohen si "bartës të ekstremizmit të djathtë modern". Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës e klasifikon gjithashtu Lëvizjen Identitare si "qartësisht ekstremiste e djathtë"./DW/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat