Kryeministri spanjoll i sheh 'orë të vështira përpara' ndërsa afrohet samiti i BE-së

Evropë

Kryeministri spanjoll i sheh 'orë të vështira përpara' ndërsa afrohet samiti i BE-së

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 11:52
Pedro Sanches

Kryeministri Spanjoll Pedro Sanchez tha të mërkurën se ai shikon "orë shumë të vështira përpara", ndërsa vizitoi homologun e tij suedez Stefan Lofven për bisedime përpara një samiti të BE më vonë këtë javë, raporton Reuters,

Spanja është në mesin e vendeve anëtare të BE-së, ekonomitë e të cilave janë goditur shumë nga pandemia dhe që duan që dy të tretat e fondit të rimëkëmbjes të jenë në formën e granteve falas.

"Ne kemi pikëpamje të ndryshme për përgjigjen e krizës, por ne kemi një qëllim të përbashkët," tha Sanchez në një konferencë shtypi në vendbanimin veror të qeverisë Suedeze Harpsund në jug të Stokholmit.

Suedia, një nga "Frugal Four" i bllokut, dëshiron një fond të propozuar të rimëkëmbjes për të shpërndarë kredi sesa grante ndërsa kërkon gjithashtu një buxhet më të vogël afatgjatë të BE, pozicione që e kanë ngritur atë kundër vendeve të tilla si Spanja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat