Edhe një përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke

Evropë

Edhe një përplasje vdekjeprurëse e trenave në Republikën Çeke

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 12:00
Ilustrim

Autoritetet thanë se një person ka vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në Republikën Çeke.

Ky është aksidenti i dytë fatal që ndodh në hekurudhat e Çekisë këtë muaj.

Sipas shërbimeve të emergjencës, treni i pasagjerëve është përplasur me një tren mallrash pranë Çeski Brodit, 30 kilometra në lindje të Pragës, mbrëmjen e së martës.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës për të nxjerrë të plagosurit.

Sipas tyre, së paku 35 njerëz janë plagosur - tetë nga ta në gjendje serioze.

Njëri nga makinistët e trenit ka vdekur gjatë përplasjes, raportoi agjencia çeke e lajmeve CTK.

Më 7 korrik, një përplasje tjetër e trenave në Çeki ka lënë dy njerëz të vrarë dhe 24 të plagosur.

Ky aksident ka ndodhur në veriperëndim të Çekisë, pranë kufirit me Gjermaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat