Serbi, 11 viktima dhe 351 raste të reja me koronavirus

Evropë

Serbi, 11 viktima dhe 351 raste të reja me koronavirus

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:39
Ilustrim

Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Shtabi i Krizës njoftoi se janë konfirmuar edhe 351 raste të reja të të infektuarve, pas testimit të 8.393 personave.

Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 429 persona, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 19,334.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat