Në 24 orët e fundit në Serbi regjistrohen 392 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 10 persona

Evropë

Në 24 orët e fundit në Serbi regjistrohen 392 raste të reja me COVID-19, humbin jetën 10 persona

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 15:53
COVID-19

Në 24 orët e fundit në mbarë Serbinë, janë testuar 9.910 persona për COVID-19, ku 392 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, derisa 10 tjerë kanë humbur jetën.

Në respiratorë sipas të dhënave të fundit të ministrisë së Shëndetësisë në Serbi, gjenden 184 persona.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme kryetari i qytetit të Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, ka theksuar se “situata në këtë qytet është dramatike”.

E pa kaluar shumë orë është marrë vendimi për futjen e masave mbrojtëse dhe mbylljen e pishinave, palestrave të fitnesit dhe të gjithë manifestimet sportive dhe kulturore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat