Brokenshire: I papranueshëm tentimi i hakerëve rusë për të vjedhur të dhëna mbi kërkimet për Covid-19

Evropë

Brokenshire: I papranueshëm tentimi i hakerëve rusë për të vjedhur të dhëna mbi kërkimet për Covid-19

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:56
James Brokenshire

Ministri britanik i Sigurisë, James Brokenshire sot vlerësoi se tentimi i hakerëve rusë për të vjedhur hulumtime për virusin Covid-19 është tërësisht i papranueshëm.

Ai shtoi se, megjithatë, ky tentim nuk ka shkaktuar dëm material.

“Është tërësish e papranueshme për shërbimin rus të zbulimit të tentojë të hyjë në sistemet e atyre që kërkojnë përgjigje për krizën dhe që zhvillojnë vaksinë. Tani për tani nuk ka dëshmi apo informacione për çfarëdo dëmi”, deklaroi Brokenshire për SkyNews.

Qendra kombëtare britanike për siguri kibernetike dje kumtoi se hakerët e mbështetur nga Rusia tentuan të vjedhin hulumtim për vaksinën dhe trajtimin e virusit Covid-19 nga institucione akademike dhe farmaceutike në mbarë botë, gjë të cilën Rusia e mohoi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat