Merkel “nuk fal” kryeministrin bullgar: Vije maskën siç duhet

Evropë

Merkel “nuk fal” kryeministrin bullgar: Vije maskën siç duhet

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 19:49
Angela Merkel dhe Boiko Borisov

Sot ishte një ditë e veçantë për kancelaren gjermane Angela Merkel, e cila festoi ditëlindjen e 66.

Ajo mori pjesë në një takim të mbledhur sot në Bruksel me krerët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian.

Kjo është hera e parë që liderët u takuan fizikisht dhe temë kryesore e diskutimit ishte plani i rimëkëmbjes ekonomike.

Por me sa duket nuk kanë munguar as batutat e shkëmbyera mes liderëve.

Në një foto të publikuar nga mediat botërore Merkel i jep leksione kryeministrit bullgar, Boiko Borisov se si të vendosë maskën siç duhet pasi ky i fundit kishte lënë hundën jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat