Arrestohet “Rambo” në Gjermani, më shumë se 2.530 policë u angazhuan

Evropë

Arrestohet “Rambo” në Gjermani, më shumë se 2.530 policë u angazhuan

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 10:56
Yves Rausch

Policia gjermane ka arrestuar një person të dyshuar me nofkën “Rambo” pas një kërkimi të organizuar për pedë ditë me radhë në Malin e Zi.

Yves Rausch, 31 vjeç, thuhet se ka ikur në pyllin afër Oppenau, në Gjermaninë jugperëndimore, të dielën, pasi kërcënoi katër oficerë policie dhe mori pistoletat e tyre.

Një njësi elitare policie, helikopterë, detektorë termikë dhe qen ishin vendosur për ta gjetur atë.

Më shumë se 2.530 oficerë u përfshinë në operacion, tha policia gjermane.

I dyshuari u gjet i fshehur në një kaçubë me katër armë zjarri të vendosura para tij dhe një sëpatë në prehër, u tha gazetarëve zëvendësshefi i policisë rajonale Juergen Rieger.

Image

Rausch u plagos lehtë në operacion, por edhe një oficer policie mori lëndime me sëpatë.

Një punëtor postar dha informacione për policinë që çoi në arrestimin e tij.

Image

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat