Qeveria britanike do të mbështesë kinematë dhe teatrot pas krizës së virusit

Evropë

Qeveria britanike do të mbështesë kinematë dhe teatrot pas krizës së virusit

Më: 19 korrik 2020 Në ora: 00:57
Foto ilustrim

Qeveria britanike po parashikon një projekt-pilot për t’i ardhur në ndihmë sektorit të kulturës veçanërisht teatrove dhe kinemave.

Në një konferencë për shtyp, Boris Johnson ka bërë të ditur se do të bëjë të mundur hapjen e tyre por nën masa të rrepta sigurie.

Por drejtori i teatrove  Jon Morgan është shprehur se kjo nuk do të jetë një zgjidhje pasi Covid-19 nuk dihet se kur do të përfundojë .

Sipas Morgan, teatrot kanë nevojë për ndihmë financiare pasi po përjetojnë krizë dhe nëse nuk akordohen fonde, rrezikojnë të mbyllen plotësisht.

Qeveria bëri të ditur se pas hapjes të gjithë aktorët dhe audienca do të duhet të ruajnë distancim fizik. Johnson deklaroi se kjo rregullore do të vlejë edhe për të gjitha organizatat në Skoci, Irlandën e Veriut  dhe Uells.

Ndërkaq, edhe drejtuesit e kinemave nuk janë pajtuar me këtë plan të Boris pasi si teatrot dhe kinematë për të ruajtur distancimin fizik duhet të punojnë me më pak se 70% të kapacitetit të tyre dhe kjo nuk mbulon humbjet e 4 muajve.

Në bazë të planit të qeverisë, biletat do të vazhdojnë të blihen online , ndërsa në çdo teatër dhe kinema do të matet temperatura dhe do të shtohen produktet dezinfektuese.

Sektori i kulturës në të gjithë botën është më i prekuri nga Covid-19 , pasi një pjesë e madhe e të ardhurave varet nga shitja e biletave dhe ardhja e turistëve, por pandemia bëri që të pezullohej çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat