Protestë kundër maskave në Londër

Evropë

Protestë kundër maskave në Londër

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 12:32
Foto nga protesta

Qindra persona protestuan në Londër kundër maskave të rekomanduara për mbrojtjen ndaj koronavirusit, të cilat do të bëhen të detyrueshme për t’u mbajtur në dyqane dhe supermarkete në Britaninë e Madhe nga e enjtja.

Demonstruesit mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Nuk do të vë maskë, nuk do të testohem e gjurmohem”. Tubimi u quajt “Të ruajmë Britaninë e lirë” dhe lëvizja u nis nga Simon Dolan, një milioner britanik nga industria e aviacionit, i cili në fillim të muajit humbi betejën në Gjykatën e Lartë ku kërkonte bllokimin e rregullave të izolimit që kishte vendosur qeveria. Në protestë ishte i pranishëm edhe Piers Corbyn, vëllai i ish-kryetarit të Partisë Laburiste Jeremy, edhe pse në një protestë të ngjashme dy muaj më parë ishte arrestuar nga Policia.

Qeveria britanik ka vendosur që nga 24 korriku, maska e fytyrës të bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet publike, me një gjobë prej 100 paundësh për personat që kapen duke thyer rregullat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat