Kabineti i qeverisë britanike takohet për herë të parë fizikisht që nga marsi

Evropë

Kabineti i qeverisë britanike takohet për herë të parë fizikisht që nga marsi

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:30
Boris Johnson

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ka takuar kabinetin e tij fizikisht për herë të parë në katër muajt e fundit, duke u thënë anëtarëve të qeverisë se agjenda radikale dhe reformuese e qeverisë nuk do të ndryshojë rrjedhë për shkak të koronavirusit.

Ministrat britanikë u takuan në Zyrën e Jashtme, ku kishte më shumë hapësirë që mundësonte mbajtjen e distancës fizike, e jo në dhomën e kabinetit, ku zakonisht mbahen këto takime.

“Për muajt e ardhshëm duhet të vendosim një baraspeshë. Duhet të vazhdojmë ta shtypim këtë virus dhe ta mbajmë nën kontroll në mënyrën heroike, siç ka arritur ta bëjë populli britanik deri më tani”, tha kryeministri Johnson.

“Por ne duhet gjithashtu që, përderisa i vrojtojmë rregullat për distancë sociale, me kujdes ta vëmë përsëri në lëvizje ekonominë tonë dhe t’i kthejmë njerëzit tanë në punë”, shtoi ai.

Ai e vlërësoi lart kabinetin e vet për ofrim të shembullit duke u takuar fizikisht dhe duke e respektuar distancën sociale, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat