Mali i Zi sërish shpall epideminë e COVID-19

Evropë

Mali i Zi sërish shpall epideminë e COVID-19

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 08:58
Foto Ilustrim

Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit.

Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze.Më 2 qershor vendi i Ballkanit Perëndimor e kishte shpallur të përfunduar epideminë, mirëpo në javët e fundit, numri i personave të infektuar me koronavirusin e ri, ka shënuar rritje.Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 1.920 ndërsa janë regjistruar 26 vdekje nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri.

Veshja e maskës mbrojtëse në mjedise të hapura dhe të mbyllura është e detyrueshme në territorin e Malit të Zi, përveç plazheve dhe parqeve kombëtare, me kushtin e mbajtjes së distancës fizike.

Tubimet janë të kufizuara në 40 persona në vende të hapura publike, dhe në 20 persona në vende të mbyllura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat