Zvicra rrit listën e shteteve që ua vendos karantinën, ligji vlen që nga nesër

Evropë

Zvicra rrit listën e shteteve që ua vendos karantinën, ligji vlen që nga nesër

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:38
Foto ilustrim

Zvicra ka zgjeruar listën e saj që do u vë karantinën shtetasve të huaj. Nga 29 shtete, lista është zgjeruar tani në 42 shtete. Lista e shteteve të rrezikuara nga Covidi-19 përfshin edhe Kosovën.

Nga lista sot është hequr Suedia, ndërsa është shtuar Luksemburgu. Po ashtu në listë nga nesër do të jenë edhe shtetasit e Bosnjës, Malit të Zi dhe disa shteteve nga Amerika Latine, Afrika dhe Azia.

Sipas Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) vendimi është marrë pasi që situata epidemiologjike është përkeqësuar në këto shtete.

Zvicra u apelon të gjithë qytetarëve që duan të futen në këtë shtet që t’u nënshtrohen rregullave dhe të raportojnë gjendjen e tyre me test pranë autoriteteve kantonale dy ditë pasi futen në shtet.

Ndërsa shtetasit që janë pjesë e shteteve të rrezikshme e kanë të detyruar karantinën, në të kundërten do të përballen me sanksione të ashpra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat