Bullgarët në protesta, pavarësisht se qeveria i mbijetoi një mocioni mosbesimi

Evropë

Bullgarët në protesta, pavarësisht se qeveria i mbijetoi një mocioni mosbesimi

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 19:35
Foto ilustrim

Bullgarët vazhduan protestat pasi qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov i mbijetoi lehtësisht një votimi mocioni mosbesimi në parlament.

Protestuesit ishin mbledhur jashtë parlamentit para votimit, duke tundur flamurin e bardhë, të gjelbër dhe të kuq të vendit, ndërsa luanin muzikë dhe këndonin me shpresën për një humbje qeveritare.

Ata mbetën të zhgënjyer pas mocionit të mosbesimit nga opozita socialiste.

Por, protestuesit premtuan të vazhdojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e Borisovit dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Ata akuzojnë koalicionin qeverisës, në pushtet që nga viti 2017, për korrupsion dhe lidhje me oligarkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat