Ukrainasi merr peng një polic, kërcënon me granatë në dore se do t’i hedh të gjithë në erë – gjithçka filloi kur u kap brenda veturës së vjedhur

Evropë

Ukrainasi merr peng një polic, kërcënon me granatë në dore se do t’i hedh të gjithë në erë – gjithçka filloi kur u kap brenda veturës së vjedhur

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 11:57
Ukrainë

Një ukrainas nga qyteti Poltava ka nxjerrë një granatë dore, duke kërcënuar se do ta hedh veten në erë si dhe një polic, por edhe tjerët përreth. E gjitha ndodhi pasi u kap brenda një veture të vjedhur.

Në vend të ngjarjes kanë ekipet e negocimit dhe deminuesit, si dhe njësi tjera që do të kontribuonin në marrjen nën kontroll të situatës.

“Kur policët deshën ta arrestojnë në afërsi të ndërtesës së gjykatës për shkak të vjedhjes së një veture, ai nxjerri granatën RGD-5 duke tentuar ta aktivizojë. Situata u komplikua edhe më shumë kur mori peng një zyrtar policor. E pas bisedimeve, sulmuesi e ka liruar policin në këmbim të shefit të tij, duke ikur me të nga qyteti me një veturë që e kërkoi nga policët”, thuhet në kumtesën e policisë ukrainase.

Ai besohet se është nisur në autostradën që qon drejt qytetit të Kievit. E një situatë e ngjashme ka ndodhur vetëm dy ditë më parë në një qytet tjetër në Ukrainë.

Në burrë në Luckz mbajti peng për më shumë se 10 orë autobusin me pasagjerë, duke kërcënuar autoritetet e sigurisë se do ta hedh në erë mjetin. Megjithatë pas disa orëve negociata, i është dorëzuar policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat