Pandemia vazhdon, Europa kalon 3 milionë raste! OBSH flet mbi vaksinën

Evropë

Pandemia vazhdon, Europa kalon 3 milionë raste! OBSH flet mbi vaksinën

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 16:40
OBSH

Rastet me koronavirus në Europë kanë tejkaluar shifrën 3 milion: kjo është ajo që del nga një numërim i agjencisë së lajmeve Afp. Ndërkohë, bilanci i infektimit tashmë është mbi 15 milion në të gjithë botën (15,247,848), sipas të dhënave të fundit nga Universiteti Johns Hopkins. Viktimat u rritën në 623.863.

Me 3.970.908 persona të prekur nga Covid-19, Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madh të rasteve, ndjekur nga Brazili (2,227,514) dhe India (1,238,798).

Studiuesit po bëjnë përparim në vaksinën e koronavirusit, por “realisht” nuk do të jetë gati dhe në dispozicion para fillimit të vitit 2021. Sipas Mike Ryan, drejtoreshë e programit të urgjencës së OBSH. “Ne duhet të jemi në gjendje t’i shohim komunitetet tona në sy dhe të sigurohemi që kemi ndërmarrë të gjitha masat paraprake të mundshme për ta bërë vaksinën të sigurt dhe efektive para se ta shpërndajmë atë”, tha ai.

“Edhe nëse do të thotë ngadalësim” i procesit të zhvillimit të antidotit anti-Covid19. “Realisht do të duhet të presim muajt e parë të vitit 2021 për të parë që njerëzit të vaksinohen”, tha Ryan. “Ndërsa me siguri në Evropën Perëndimore sëmundja është nën kontroll, shfaqet prirje shqetësuese në Evropën Jugore dhe në Ballkan, kështu që nuk jemi akoma jashtë rrezikut në mjedisin evropian. Duhet vigjilencë e vazhdueshme “, thotë Ryan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat