PE kundër marrëveshjes. Votohet rezoluta që kërcënon buxhetin dhe fondin e rikuperimit

Evropë

PE kundër marrëveshjes. Votohet rezoluta që kërcënon buxhetin dhe fondin e rikuperimit

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 00:58
PE

Liderët evropianë mund të kenë rënë dakord për buxhetin e BE-së dhe paketën e rimëkëmbjes post KOVID-19, pas bisedimeve maratonë të zhvilluara në fillim të javës.

Por çështja nuk është mbyllur me kaq. Draftet janë kontrolluar me imtësi të enjten në Parlamentin Evropian, ku plot 465 euro-deputetë votuan në favor të rezolutës që kërcënon të pezullojë mbështetjen e liderëve për marrëveshjen.

Parlamenti do ta përdorë votimin si një mandat për t’u përpjekur për ta përmirësuar marrëveshjen.

Ligjvënësit evropianë nuk janë të kënaqur me përbërjen e fondit të rikuperimit, në aspektin se sa për qind e tij do të jepet në formë granti dhe sa në formë huaje.

Ndërsa sa i takon buxhetit të periudhës 2021-2027, ata shprehën shqetësime për shkurtimin e shpenzimeve për programet e orientuara drejt së ardhmes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat