'Platforma imorale'/ I kritikuan vajzën e dhëndrin, Erdogan vendim ekstrem

Evropë

'Platforma imorale'/ I kritikuan vajzën e dhëndrin, Erdogan vendim ekstrem

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 19:29

Parlamenti turk përgatitet të votojë një projektligj i cili praktikisht do të bllokojë platforma të tilla sociale si Facebook, Twitter dhe YouTube nëse ato nuk do t`i binden rregullave të reja tepër strikte.

Një lëvizje e tillë vjen në mesin e përpjekjeve të Ankarasë për të kontrolluar përmbajtjen në mediat sociale. Draft-legjislacioni do t`i detyrojë kompanitë e mediave sociale me më shumë se 1 milionë përdorues ditorë në Turqi të krijojnë një prani formale në këtë vend ose të caktojnë një përfaqësues të cilin autoritetet turke ta konsiderojnë ligjërisht përgjegjës. Kompanive ose përfaqësuesve të tyre do t`u kërkohet t`i përgjigjen ankesave për postime “që shkelin të drejta personale dhe private” brenda 48 orëve.

Nëse nuk pajtohen, mund të gjobiten me deri në 1,5 milionë dollar. Projektligji do t`I lejojë gjykatat që të urdhërojnë website-t turke të lajmeve të heqin përmbajtjen e diskutueshme brenda 24 orësh.

Në fillim të muajit presidenti Rexhep Tajip Erdogan u trazua shumë nga komentet nga Twitter që kritikonin vajzën e tij dhë dhëndrin pas lindjes së fëmijës së tyre të katërt, dhe i tha anëtarëve të partisë së vet AKP se “platformat imorale nuk kanë vend këtu te ne”!

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat