Gjermania shënon rreth 800 raste të reja e 7 viktima të Coviv-19 për 24 orë - Bota Sot
Gjermania shënon rreth 800 raste të reja e 7 viktima të Coviv-19 për 24 orë

Evropë

Gjermania shënon rreth 800 raste të reja e 7 viktima të Coviv-19 për 24 orë

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 08:24
Ilustrim

Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar shtatë të vdekur nga koronavirusi.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 9,118, shkruan “The Guardian”.

Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 781 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 204,964.

Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat