Epidemiologu serb: Beogradi bombë e vërtetë e koronavirusit - Bota Sot
Epidemiologu serb: Beogradi bombë e vërtetë e koronavirusit

Evropë

Epidemiologu serb: Beogradi bombë e vërtetë e koronavirusit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 10:47
Predrag Kon

Epidemiologu serb, Predrag Kon, derisa po fliste për gjendjen me COVID-19 në Serbi, ka deklaruar se e vetmja gjë që mund të thuhet është se kurba është stabilizuar.

Serbia në ditët e fundit ka pasur një numër të madh të rasteve të infektuarve në saje edhe të lehtësimit të masave.

“Ne po i afrohemi fundit dhe veçmas e theksoj në Beograd. Ai është, kam thënë disa herë, një bombë e vërtetë epidemike sepse ka një numër të madh vendesh ku coronavirusi papritmas mund të fillojë të transmetohet. Unë apeloj së pari të respektohen masat dhe nga ana tjetër, kërkojë përfshirjen e të gjitha organeve që duhet të kontrollojnë nëse masat zbatohen”, tha Kon për RTS.

Përkundër faktit se ai mendon se mbledhja e një numri të madh të njerëzve në stadium ishte një gabim, ai tregoi se 502 rastet e reja në Beograd shkaktar janë edhe tifozët që ishin të pranishëm në derbin mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës, ku 13 prej tyre rezultuan pozitivë me COVID-19.

Ndryshe, Serbia ka konfirmuar 22 mijë e 852 raste pozitive me COVID-19, ndërsa kanë humbur betejën 518 pacientë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat