Ukraina shënon numrin më të lartë të rasteve të coronavirusit për një muaj

Evropë

Ukraina shënon numrin më të lartë të rasteve të coronavirusit për një muaj

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Ukrainë janë regjistruar 1,106 raste të reja të koronavirusit. Kjo është shifra më e lartë ditore e shënuar në këtë shtet që nga 26 qershori, bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Maksym Stepanov.

Numri ditor i rasteve të koronavirusit në Ukrainë është rritur në masë të konsiderueshme gjatë dy muajve të kaluar, pas largimit gradual të masave kufizuese që filloi në fund të majit, shkruan “Reuters”.

Stepanov gjithashtu njoftoi se 205 persona janë dërguar në spitale. “Kjo nënkupton që jeta e tyre është në rrezik dhe ne duhet të kuptojmë se sëmundja është shumë serioze”, tha ministri Stepanov gjatë një konference në internet.

Ai bëri thirrje që njerëzit t’i respektojnë masat kundër përhapjes së koronavirusit.

Deri më tani, Ukraina i ka regjistruar 63,929 persona të infektuar dhe 1,590 të vdekur nga sëmundja e re. Deri më 25 korrik janë shëruar 35,497 pacientë.

Këtë javë, qeveria ukrainase e zgjati afatin e masave deri më 31 gusht. Sipas rregullave, njerëzit duhet të vendosin maska dhe ta respektojnë distancën sociale në restorante dhe hapësira publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat