Dy të vdekur dhe piloti i humbur pas përplasjes së avionit në ndërtesën rezidenciale në Gjermani

Evropë

Dy të vdekur dhe piloti i humbur pas përplasjes së avionit në ndërtesën rezidenciale në Gjermani

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Dy njerëz kanë vdekur dhe politi është i humbur teksa një avion është përplasur sot pasdite në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, duke shkaktuar një zjarr të madh.

Nuk janë ende të qarta arsyet e përplasjes së avionit teksa policia e zjarrfikëset kanë ardhur në skenë për atë që mediat vendase quanin operacion madhor.

Aksidenti ndodhi në zonën Feldmark të qytezës Wesel, rreth një orë larg aeroportit të Dusseldorf.

Një zëdhënës i qendrës së kontrollit të Wesel tha se dy njerëz ishin shpallur të vdekur ndërsa dy të tjerë u shpëtuan të plagosur.
Zjarrfikësat e Wesel thanë se mes të plagosurve është dhe një fëmijë i vogël.
Lajmi pritet të përditësohet në vijim …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat