Spanja regjistron rekord të numrit të rasteve me koronavirus

Evropë

Spanja regjistron rekord të numrit të rasteve me koronavirus

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Spanja ka regjistruar 2,255 raste të reja me koronavirus përbrenda 24-orëve, teksa Kalatonia ka marrë masa drakoriane nën frikën e shpërthimit të një vale të dytë të rasteve.

Zyrtarët spanjollë të shëndetit pranuan se mund të jenë duke u përballur me një valë të dytë shpërthimi të Covid-19, shkruajnë mediet e huaja.

Rajonet e Katalonjës dhe Aragonit janë dy zonat më të prekura me virusin korona.

Pesë zona të Spanjës tanimë janë vënë në bllokim për të frenuar përhapjen e virusit; Katalonja, Zaragoza, Pamplona, Totana dhe A Marina.

Ndërkohë, mbreti Felipe VI dhe Mbretëresha Letizia e Spanjës kanë udhëtuar nëpër të gjithë vendin për të kuptuar më mirë përhapjen e virusit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat