Conte nivele rekord popullariteti pas samitit të BE-së për Fondin e Rimëkëmbjes

Evropë

Conte nivele rekord popullariteti pas samitit të BE-së për Fondin e Rimëkëmbjes

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 19:03
Conte

Vlerësimet e popullaritetit të qeverisë italiane kanë arritur nivele rekord, sipas një sondazhi të publikuar sot nga gazeta ”Corriere della Sera”.

Kabineti i kryeministrit Giuseppe Conte është parë pozitivisht nga 61% e italianëve, me një rritje 4 pikë përqindje nga qershori.

”Ky është vlerësimi më i lartë që kur qeveria mori detyrën në shtator”, sipas autorit të sondazhit, Nando Pagnoncelli.

”Vlerësimi i popullaritetit personal të Contes u rrit gjithashtu me dy pikë në 65%”, shtoi ai.

Sondazhi u krye me një mostër prej 1 000 personash, më 22-23 korrik, menjëherë pas marrëveshjes së samitit të Bashkimit Europian të 21 korrikut mbi një fond të rimëkëmbjes pas virusit, i parë si një fitore e madhe për Italinë.

Conte i tha parlamentit se vendi ishte i gatshëm për të marrë gati një të tretën e fondit të BE-së prej 750 miliardë eurosh (874 miliardë dollarësh), i barabartë me 209 miliardë euro kredi dhe grante.

Sidoqoftë, sondazhi nuk ishte i gjithi në favor të kryeministrit.

Ajo tregoi se opozita e krahut të djathtë, e formuar nga ”Lega” e Matteo Salvini, ”Forza Italia” e Silvio Berlusconi dhe ”Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Meloni, ishin ende përpara partive qeveritare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat