Hungari: Gazetarët e portalit ‘Index’ japin dorëheqjen pas akuzave për ndërhyrje nga qeveria

Evropë

Hungari: Gazetarët e portalit ‘Index’ japin dorëheqjen pas akuzave për ndërhyrje nga qeveria

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 19:54
Foto

Më shumë se 70 gazetarë dhe pjesëtarë të ekipit të portalit hungarez ”Index” kanë dhënë dorëheqje, pasi akuzuan qeverinë se është duke bërë përpjekje për të dëmtuar portalin.

Shefi i Index-it, Szabolcs Dull ishte pushuar nga puna të martën. Gazetarët e këij portali thonë se ky vendim është ndërhyrje e qartë në pavarësinë e portalit dhe përpjekje për presion.

Disa orë më vonë, protesuesit u mblodhën në Budapest duke kërkuar liri të medias.

Në dekadën e fundit, mbështetësit e kryeministrit nacionalist-konservativ, Viktor Orban, kanë marrë nën kontrollin e tyre mediat e pavarura.

Hungaria radhitet e 89-ta në mesin e 189 shteteve në indeksin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e mediave në botë.

Muajin e kaluar, shefi i portalit Index, Szabolcks Dull, ka paralajmëruar se ky medium është në rrezik të lartë nga ndërhyrjet.

Shqetësimet për ndërhyrjen në pavarësinë e Index-it filluan disa muaj më parë, kur një biznesmen, përkrahës i kryeministrit, i quajtur Miklos Vasziky, bleu 50 për qind të aksioneve në një kompani që kontrollon marketingun dhe financat e këtij mediumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat