Aksident tragjik/ Avioni përplaset me ndërtesën, humbin jetën 3 persona e zhduket piloti

Evropë

Aksident tragjik/ Avioni përplaset me ndërtesën, humbin jetën 3 persona e zhduket piloti

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:20
Aeroplani mund të mbante dy persona por nuk është bërë e ditur nëse piloti gjendej i vetëm në bord.

Një incident tragjik ka ndodhur në Gjermani pasi tre persona kanë humbur jetën kur një aeroplan i vogël u përplas në një ndërtesë banimi duke shpërthyer në flakë.

Gjithashtu mendohet se një fëmijë ka marrë plagë të rënda nga aksidenti i cili ndodhi në qytetin Wesel në veri të Dyseldorfit.

Mediat gjermane njoftojnë se piloti rezulton ende i humbur. Identifikimi i personave të vdekur nuk është bërë ende ndërsa policia dhe zjarrëfikëset kanë mbërritur menjëhere në vendngjarje.

Aeroplani mund të mbante dy persona por nuk është bërë e ditur nëse piloti gjendej i vetëm në bord.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat