Një fluturake rrëzohet në çatinë e një shtëpie në Gjermani, ndërrojnë jetë tre persona

Evropë

Një fluturake rrëzohet në çatinë e një shtëpie në Gjermani, ndërrojnë jetë tre persona

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 23:25
Foto ilustrim

Tre persona ndërruan jetë në Gjermani pasi një fluturake u rrëzua në një shtëpi në qytetin e Wesel.

Sipas mediave të huaja, identiteti i viktimave ende nuk dihet, derisa bëhet e ditur se një fëmijë pësoi lëndime.

Bëhet e ditur se fluturakja mund të ketë transportuar dy persona.

Fotografitë e mëposhtme tregojnë dëmet e mëdha në çatinë e shtëpisë, ndërsa punëtorë e urgjencës u morën me dëmet e mëtutjeshme.

Autoritetet thanë për gazetën gjermane Bild se fluturakja ishte nisur nga fusha ajrore e Marl në Gjermani.

“Tre persona u gjetën të vdekur në papafingon e ndërtesës, ndërsa edhe një fëmijë u plagos rëndë”, tha shefi i policisë, Peter Reuters.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat