Qentë ushtarakë mund të identifikojnë koronavirusin, zbulon studimi në Gjermani - Bota Sot
Qentë ushtarakë mund të identifikojnë koronavirusin, zbulon studimi në Gjermani

Evropë

Qentë ushtarakë mund të identifikojnë koronavirusin, zbulon studimi në Gjermani

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 00:08
Foto

Studiuesit në Gjermani kanë zbuluar se qentë e ushtrisë mund të identifikojnë mostrat e pacientëve të infektuar me coronavirus si dhe atyre që nuk janë të prekur nga sëmundja.

Sipas mediave të huaja, niveli i saktësisë së këtij studimi ka rezultuar i lartë, sa të njëjtit shpresojnë se kjo metodë mund të përdoret edhe në jetën e përditshme për identifikimin e virusit.

Shkencëtarët në Universitetin e Mjekësisë në Hanover kanë zbuluar se qentë e trajnuar mund të përdoren për të zbuluar COVID-19 në mostrat njerëzore me një normë relativisht të lartë të saktësisë.

Tetë qentë nga Bunderswehri gjerman u trajnuan për të identifikuar virusin nëpërmjet pështymës së njerëzve.

Kështu, bazuar në më shumë se 1,000 mostra të nuhatura, ekipi thotë se qentë mund të luanin rol në identifikimin e coronavirusit.

Qentë ushtarak që zakonisht përdoren për të nuhatur eksplozivë ose drogë janë përdorur po ashtu për të identifikuar lloje të ndryshme të kancerit si dhe hipoglikeminë tek njerëzit me diabet.

Kjo kërkesë me këtë rast i motivoi shkencëtarët të hulumtojnë edhe për çështjen e coronavirusit.

“Ne mendojmë se kjo mund të funksionojë, meqenëse proceset metabolike në trupin e një pacienti mund të ndryshojnë, qeni është një gjendje të zbulojë një erë specifike të ndryshimeve metabolike që mund të ndodhin tek pacientët”, tha profesori Maren von Köckritz- Blickwede, specialist në biokiminë e infeksioneve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat